Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 13:06

Ankara – Republika e Maqedonisë duhet që të jetë pjesë e familjes evropiane, ndërsa kjo për shkak të ndonjë problemi të sajuar për emrin ende nuk është e mundur, tha ministri për Mbrojte Kombëtare i Republikës së Turqisë, Vezhdi Gjonul, në pres-konferencën e sotme me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Konjanovski, në Ankara.

“Maqedonia sot, si dhe para 2,5 viteve, konfirmoi se i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarsimin e NATO Aleancës, theksoi Gjonul dhe shtoi se në Samitin në vitin 2008 NATO-ja në raprtin e saj shtroi se Maqedonia e meriton të bëhet anëtare.

Takimi i sotëm, siç tha ai, është vazhdimësi e bisedimeve që ka pasur me Konjanovskin në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa të cilat ishin përkushtuar në shqyrtimin e mundësisë për bashkëpunim në industrinë ushtarake.

Ministri Konjanovski, njoftoi raportuesi i MIA-s , përmendi se Turqia është vendi i parë i cili para NATO alenacës tregoi se e njeh Maqedninë nën emrin kushtetues.

Ky vend mik, siç theksoi, Maqedonia i ka dhënë më shumë se 15 milionë dollarë pë ARM-në në mjete materiale.

Duke folur për marrëdhëniet e mira miqësore midis dy vendeve, ministri i Maqedonisë theksoi se vjen nga qyteti i Manastirit në të cilin para 112  vitesh ka maturuar Mustafa Kemal Ataturk në Gjimnazin e dikurshëm ushtarak “Ky është një nga momentet që bëjnë që këto dy vende të jenë miq të sinqertë”, shtoi ai.

Të dy ministrat konstatuan se Maqedonia dhe Turqia janë vende midis të cilave nuk ka asnjë problem dhe shpresojnë që Maqedonia së shpejti  do të bëhet anëtare e NATO Aleancës në të cilën Turqia është që në vitin 1952.

Konjanovski sot pasdite në Ankara do të ketë takim edhe me komandantin e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneral Ishik Koshaner në të cilin do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.