Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 14:36

Ankara – Forumi ballkanik medial me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe politikanëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Greqia sot është hapur në qytetin turk Bursa.

Forumi është organizuar nga Drejtoria kryesore për shtyp dhe informacion pranë Qeverisë turke dhe Qendrës për hulumtime strategjike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë tubimit do të shqyrtohen tema për “Mediat në suaza të anëtarësimit në BE”, “Procesin e anëtarësim në BE dhe mediat”, “Ekzistimin e qetë të përbashkët të Ballkanit, vlera dhe media të këmbyera”, “Rolin e mediave për vendosjen e paqes dhe stabilitetit rajonal” dhe të tjera.

Forumin e hapi zëvendëskryeministri turk Bulent Aranç, i cili i përshendeti pjesëmarrësit, duke theksuar se “tani fillon era e re në rajon kur pas vetes duhet t’i lëmë përleshjet”.

Ai theksoi se edhe krahas zhvillimit pozitiv, Ballkani ende është rajon jostabil në Evropë. Aranç shtoi se Turqia i mbështet inspiratat euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Sipas vlerësimit të tij mediat kanë fuqi strategjike dhe për këtë është me rëndësi ata përdorim gjuhë paqedashëse.

Në Forumin ballkanik medial merr pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë Informative të Maqedonisë Halit Ajdini.