Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 00:46

Vjenë – Disa tentativa sekrete iraniane janë të ndërlidhura me përpunimin e armës bërthamore, thuhet në raportin e publikuar sot të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB).

ANEB shpreh shqetësim për shkak të karakterit ushtarak të programit bërthamor iranian.

Në raportin e ANEB-it, hollësisht janë theksuar projektet bërthamore dhe eksperimentet e kryera nga ana e Iranit dhe se të njëjtat edhe mëtej vazhdojnë.

ANEB thekson se Teherani kryen eksperimente sekrete, qëllimi i vetëm i të cilit është përpunimi i armës bërthamore.