Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 14:11

Oslo – Anders Breivik, i cili në dy sulme në Norvegji më 22 korrik vrau 77 persona, kërkoi që gjendja e tij psikike të vlerësohet nga një psikiatër japonez.

Sipas Breivikut, një ekspert japonez mundet më mirë ta kuptojë, sesa një specialist evropian,  transmetojnë agjencitë deklaratën e avokatit të tij Geir Lipestad.

Psikiatrët dhe ekspertët norvegjezë pas përpilimit të ekspertizës të kriminelëve Sine Sjorhejm dhe Torgeir Hasbi, veçmë u emëruan nga Gjykata në Osllo, që të prononcohen si është gjendja psikike e Breivikut dhe ata duhet të prononcohen nëse ai mund të gjykohet.