Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 09:45

New York – Forcat e armatosura për momentin po menaxhojnë një pjesë të madhe të Libisë, theksoi dje në raportin e “Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”Amnesty International.

Organizata akuzoi milicinë se i keqtrajton të arrestuarit, duke i konsideruar si besnik të regjimit të rrëzuar të Moamer Gadafit, dhe duke detyruar kuarte dhe qytete të kalojnë në përndjekje.

Në një rrëfim për Amnesty International, libanët e arrestuar kanë thënë se “janë lënë të varur në pozita të shtrembëruara, janë rrahur me orë me kamxhikë, kabllo, shufra gome, zinxhirë metali dhe shkopinj druri dhe se kanë marrë elektroshok me tela të zhveshur dhe shufra elektrike”.

Rreth 12 e të arrestuarve kanë vdekur nga shtatori e tutje pas këtyre keqtrajtimeve, ka nënvizuar Amnesty International.

“Trupat e tyre janë plot me shenja mavijosje, prerje dhe plagë të tjera, ndërsa disa i kanë edhe thonjtë e hequr,” thekson organizata në raportin e saj.