Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 10:24

Greqi – Organizata Botërore për të Drejtat e Njeriut ‘Amnesty International’ me një deklaratë të fundit për shtyp ka kërkuar prej organeve greke të Rendit, të ndalojnë menjëherë operacionin “Ksenios Zeus” për mbledhjen masive dhe deportimin e emigranteve te paligjshem ne Athine dhe ne zonen e lumit Evro ne kufijte lindore me Turqine.

Sipas organizates qe ju referohet te dhenave nga policia greke, prej te enjtes se kaluar, nga 7500 emigrante te paligjshem qe jane shoqeruar, mbi 2000 jane arrestuar dhe mbahen ne kushte çnjerezore ne rajone te ndryshme policore te kryeqytetit apo te Greqise se Veriut, ndersa duhet qe shume prej tyre te lejohen te fillojne procedurat e aplikimit te azilit politik sipas rregullave nderkombetare.

Deshmia per keto kushte eshte bere nga vete anetare te kesaj organizate qe kane pare nga afer disa prej qendrave te qendrimit te emigranteve te huaj ne Athine. Tre dite me pare ministri i Rendit Nikos Dhendias kishte deklaruar se vendi po shuhet pasi qysh prej kater mije viteve, asnje shtet nuk ka perballuar nje pushtim te tille, si kjo vale e emigracionit ilegal ne Greqi, e cila eshte nje bombe ne themelet e shtetit.

“Vertet Greqia ka te drejte te kontrolloje emigracionin e paligjshem ,por nuk ka te drejte te trajtoje keta njerez ne rruge si kriminele, vetem e vetem per shkak te ngjyres se ndryshme te lekures”, ka deklaruar zv/drejtoresha e programit te organizates per Europen dhe Azine Qendrore Jezerca Tigani.

Per arsye te rritjes se sulmeve me motive raciste kundër të huajve nga viti i kaluar deri me sot, ‘Amnesty International’ është e shqetësuar se një operacion masiv dhe diskriminues do të nxisë sulme të mëtejshme dhe do te rrise shkallen e ksenofobisë ne vend.

Greqia eshte kritikuar gjithnje ne vitet e fundit se nga dhjetera mijera kerkesa per azil politik ne dy dekada ka pranuar shume pak,ndersa procedurat per aplikim jane jashtezakonisht te gjata dhe pothuajse te paperballueshme.Nga ana e saj Athina insiston se per shkak te pozicionit te saj gjeografik, duhet qe edhe shtetet e Europes qendrore te japin kontributin e tyre ne mbrojtjen e kufijve te saj nga emigrantet ilegale,te cilat jane edhe kufijte e BE-së. (T.Ch)