Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 10:16

Bukuresht – SHBA dhe Rumunia u dakorduan për sistemimin e elementeve  nga mburoja e ardhshme kundërraketore amerikane në bazën ushtarake rumune Davesleu, në pjesën jugore  të shtetit, në afërsi të kufirit me Bullgarinë, deklaroi presidenti rumun Trajan Basesku.

Rreth 2000 ushtarë amerikan do të stacionohen në Dveselu, por numri i tyre mund të rritet deri në 500, shtoi Basesku.

“Mburoja kundëraketore  nuk është drejtuar kundër Rusisë”, potencoi presidenti rumun.

SHBA dhe Rumunia me muaj negocuan që t’i përcaktojnë  lokacionet  dhe kushtet për sistemimin e elementeve për mburojën kundëraketore në territorin rumun.

Ndihmëssekretarja shtetërore amerikane Elen Tausher deklaroi  paraprakisht se SHBA she Rumunia janë dakorduar  për sistemimin e raketave kryqëzuese në territorin rumun, si pjesë e planit amerikan për mbrojtje kundërraketore në Evropë. Ajo shtoi  se raketat kryqëzuese do të jenë operative deri në vitin 2015.