Lajme Shqip Wednesday, 27 November 2013 22:48

Portali amerikan “Buzzfeed” u ka vënë lexuesve të tyre një detyrë të vështirë. Administratorët e faqes kanë kërkuar që lexuesit të plotësojnë emra e shteteve në hartën e kontinentit të Europës dhe të një pjese të Azisë.

Shumica e të anketuarve nuk e dinë se, cilat janë shtetet e Ballkanit. Disa në vend të emrit të tyre kanë shënuar thjeshtë IDK (Unë nuk e di), ca të tjerë thjeshtë kanë vënë një ‘smiley’, ndërkohë që nuk ishin të paktë ata që ‘hapësirat shtetërore ballkanike’ i kanë mbushur me fjalën “LUFTË”.

Të paktë ishin të anketuarit që ia dinin emrin ndonjë shteti në Ballkan, por edhe ata që vendosnin emrin e ndonjë shteti ballkanik, hapësira gjeografike nuk përkonte me emërtimin, transmeton shekulli. 

Në një nga përgjigjet është shkruar: “Këto janë shtete false”, por ka edhe nga ata që vizatuan zemra, duke shkruan “Më vjen keq, ju dua!”.

Edhe pse në hartën e  ofruar Kosova ishte pjesë e Serbisë njëri nga të anketuarit ka arritur ta identifikojë Kosovën, duke e ndarë vetë me stilolaps.

Ndërsa në shtetet e Ballkanit në një anketë shkruhej, “Më vjen shumë keq, ju jeni të mrekullueshëm” .

Shumica e të anketuarve kishin njohuri të sakta për Italinë, Francën,Gjermaninë etj.