Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 10:05

Uashington – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe sfiduesi i tij, Mit Romni, do të përballen sonte në debatin e tyre të parë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Pas fushatës individuale për disa muaj, dy zyrtarët do të takohen në Denver të Kolorados për një debat prej 90 minutash.

Sipas sondazheve, Obama ndodhet në epërsi ndaj Romnit, por analistët thonë se ish-guvernatori i Masaçusetsit mund të fillojë mbylljen e hendekut, nëse bën performancë të mirë sonte.

Debati pritet të ndiqet nga rreth 50 milionë njerëz dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Debati ndërmjet nënpresidentit Josef Biden dhe kandidatit të Romnit për nënpresident, Paul Rajan, do të zhvillohet më 11 tetor.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 6 nëntor.(LajmeShqip.com)