Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 10:15

Washington – Administrata amerikane dhe NATO nuk kanë dëshirë të ndërhyjnë në përleshjen në Siri dhe kjo nuk mund të krahasohet me ndërhyrjen kundër Serbisë në vitin 1999, kur me sulmet ajrore dhe kanosjet e invazionit tokësor, SHBA-ja “ilegalisht e ndau Kosovën nga Serbia”, publikoi revista amerikane “American Conservative”.

Gazeta e afërt me Partinë Republikane thekson se përveç që në rastin e Sirisë do të shfrytëzoheshin sulmet ajrore, nuk do të kishte kurrfarë ngjashmërie me ndërhyrjen që u bë në Kosovë.

“Qëllimi i intervenimit në Kosovë ishte që të dëbohen forcat serbe nga krahina. Rusët e shtynë Millosheviçin të tërhiqet, kur SHBA-ja dhe NATO filluan të përgatiten për invazionin tokësor”, theksoi javorja amerikane.

“American Conservative” thekson se edhe nëse do të pasqyrohej modeli kosovar i Sirisë, ajo nuk do të ndërhynte për ndarje të një pjese të territorit sirian nga pjesët e vendit ku populli akoma nuk e kundërshton regjimin e Bashar al Asadit.

“Kjo si pasojë do të kishte sjellë ndarjen e Sirisë sipas kufijve etnikë dhe fetarë,” thekson “American Conservative”.