Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 09:45

Ambasadat e shteteve më të fuqishme të botës në Beograd, kanë përgënjeshtruar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ditën e zisë më 5 gusht.

Në ambasadën e Italisë në Beograd, për të përditshmen serbe “Blic” kanë thënë se të punësuarit e tyre në 20 vjetorin e operacionit ushtarak “Stuhia” në Kroaci, kanë mbajtur një minutë heshtje, duke e respektuar ditën e zisë për Serbinë, transmeton lajmi.net.

Një minutë heshtje e kanë mbajtur edhe stafi i ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, ndërsa ambasadori Denis Keefe kishte marrë pjesë në mbledhjen komemorative në kishën e Shën Markut.

Edhe përfaqësuesit e SHBA-ve kanë thënë se zëvendësambasadori kishte marr pjesë në tubimin për nderë të këtij përvjetori, duke respektuar ditën e zisë.

Megjithatë, asnjëra nga këto ambasada nuk kishte ulur flamurin e tyre në gjysmështizë për nderë të këtij përvjetori. Mirëpo, sipas burimeve të Blic-it, thuhet se shtetet e Quint-it nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë, pasi që edhe nuk i është kërkuar paraprakisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, asnjë letër nuk i është dërguar atyre nga ministria e jashtme për t’iu treguar se çfarë duhet bërë në këtë përvjetor.