Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 12:18

Algjer – Algjeri refuzoi t’i ofrojë azil politik Moamer Gadafit, pasi që presidenti i këtij vendi Abdelaziz Buteflika refuzoi t’i përgjigjet thirrjes së liderit shumëvjeçar libian, shkruan sot gazeta algjeriane “El-Vatan”.

Algjeria konfirmoi se është i gatshëm ta njohë Këshillin kalimtar kombëtar në Libi, në qoftë se formon “qeveri e cila do t’i përfaqësonte të gjitha rajonet”.

Sipas burimeve të gazetës, Gadafi dhe anëtarët e familjes së tij për momentin ndodhen në rajonin e kufirit algjeriano-libian, prej nga lideri libian ka tentuar ta kotaktojë Buteflikën, por presidenti algjerian ka refuzuar të komunikojë me të.

Në thirrjen e Gadafit i është përgjigjur këshilltari i Buteflikës, i cili i ka thënë se presidenti për momentin nuk është në rezidencë.

Në të njejtën kohë, ministri algjerian i Punëve të Jashtme Murad Medelsi i hodhi poshtë dyshimet e Këshillit kryengritës në Libi se Algjeria do të mund të ofrojë azil Gadafit, pasi që paraprakisht është konfirmuar se bashkëshortja e Gadafit, dy djemtë e tij dhe vajza i kanë hyrë të hënën në këtë vend.