Lajme Shqip Sunday, 27 September 2015 10:13

Edhe një alarm vjen nga Washingtoni. Siç bën të ditur në numrin e saj të sotëm e përditshmja e njohur Amerikane “New York Times” vetëm në këtë vit ISIS-it i janë bashkangjitur rreth 30.000 luftëtarë të ri.

Siç bën të ditur kjo e përditshme shumica prej këtyre kryengritësve janë qytetarë dhe shtetas nga vendet perëndimore, transmeton Gazeta Blic.

“New York Times” në këtë raport thirret në burime të beueshme nga Shërbimet Sekrete Amerikane dhe Ministria e Drejtësisë në Washington.

Javët e fundit në SHBA është hapur një debat që Qeveria amerikane është duke e nënvlerësuar rrezikun që për sigurinë e paraqet ISIS-i.