Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 16:30

Amsterdam- Policia në Amsterdam tha se ka evakuuar disa pjesë të Aeroportit Shiphol për shkak të një kërcënimi me bombë.

Raportohet se dy salla të aeroportit më të ngarkuar në Evropë janë evakuuar të hënën.

Policia holandeze tha se po hetohet kërcënimi që është raportuar të jetë marrë në mëngjes. Nuk ka qenë e qartë nëse kërcënimi i ka detyruar aeroplanët të ndërrojnë drejtim.

Policia hollandeze deklaroi disa orë më vonë se kishte arrestuar një person i cili kishte kyçur veten në një nga tualetet e aeroportit duke pretenduar se kishte një bombë.

Zëdhënësi i policisë ushtarake Rob van Kapel tha se personi në fjalë po merret në pyetje dhe se nuk përbën asnjë kërcënim. Sipas BBC-së, policia kufitare hollandeze tani po heton nëse ai kishte eksplozivë në bagazhet e tij.(LajmeShqip.com)