Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 13:54

Mynih- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, sot vlerësoi në Mynih se përderisa ekzistojnë konfliktet e pazgjidhura në Evropën Lindore, në Ballkan dhe në Kaukaz, Evropa mbetet jo e plotë dhe e pasigurtë.

Duke folur në Konferencën e 48-të Ndërkombëtare të Sigurisë, Klinton tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet “krah për krahu” ta luftojnë tiraninë në vendet siç është Siria.

Me këtë rast ajo e ka akuzuar liderin Bashar al-Asad, për “brutalitet” ndaj popullit të tij.

Ajo, poashtu, ka bërë thirrje për unitet në  çështjet ekonomike, duke thënë se të dy palët duhet ta “riforcojnë ripërtritjen e njëri-tjetrit”.

Këto komente të zyrtares së lartë amerikane shihen si përpjekje nga administrata e Shteteve të Bashkuara, për energji të re në raportet SHBA-Evropë, përkundër shkurtimeve amerikane të buxhetit, tërheqjes së trupave nga Iraku dhe Afganistani dhe fokusimi në rritje në Azi.