Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 17:22

Uashington – Mbi 220 është numri i viktimave nga stuhitë në SHBA. Shteti i Alabamës  publikoi gjendjen  e katastrofës pasi disa seri të tornadove shkaktuan vdekjen e 131 personave.

Guvernatori Robert Bentli deklaroi se ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së të përgjigjet urgjentisht  në kërkesën e autoriteteve shtetërore për ndihmë në raste të katastrofës.

Mes gjysmë dhe një milion njerëz në Alabamë janë pa energji elektrike në shtëpi. Numri i banorëve në këtë shtet është 4,7 milion njerëz.

Përveç Alabamës, fuqishëm janë goditur edhe Misisipi, Arkanzas, Misuri, Tenesi dhe Olkaham. Autoritet në Tenesi kumtuan për 30 viktima. Vetëm dje  u regjistruan mbi 130 tornado, ndërsa nga e premtja janë mbi 300, lajmërojnë mediat amerikane.