Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 20:58

Sarajevë – Televizioni më i madh arab “Al Xhazira” për Ballkanin prej sot fillon me emetimin eksperimental të programeve, i cili do të jetë i arritshëm përmes rrjetit tokësor dhe operatorëve kabllovik në BeH.

Në fazën eksperimentale shikuesit do të kenë mundësi të shohin kronika promovuese, por edhe kyçje të kohëpaskohshme në programin në gjuhën angleze të “Al Xhazira-s” .

Nga selia e kësaj shtëpie mediale në Sarajevë kumtohet se vazhdojnë përgatitjet teknike dhe të tjera për realizimin e skemës së plotë programore të “Al Xhaziras” për Ballkanin, si pjesë e rrjetit global medial.

“Al Xhazira”, siç theskohet, do të emetojë program informativ nga rajoni dhe bota.