Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 11:30

Meksikë – Qeveria meksikane dje kumtoi se ka zbuluar planin me të cilin parashihej futja e djalit të Muamer Gadafit dhe familjes së tij në këtë vend, me një emër të falsifikuar dhe me dokumente të rrejshme meksikane.

Sekretari i brendshëm i Meksikës, Alehandro Poire, tha se ka dyshime se në planin për futjen e personit Al-Sadi Gadafi në Meksikë, ishin të përfshirë dy meksikanë, një kanadez dhe një danez. Ai shtoi se lidere e komplotit ishte një femër kanadeze.