Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 07:47

Londër – Al Kaeda në gadishullin arab, selia e të cilës është në Jemen, e përshëndeti valën revolucionare dhe “cunamin nga ndryshimet” në botën arabe dhe Afrikën Veriore, thuhet në një artikull të botuar në faqen e internetit “Inspajr”, mbështetur nga Qendra amerikane për përcjellje të internetit faqeve të xhihadit (SITE).

Në një numër të madh materialesh të përkthyera në gjuhën angleze dhe të vendosura në faqen e internetit, ekstremistët e Al Kaedës nga gadishulli arab theksoijnë se trazirat janë të shkaktuara nga pakënaqësia masovike e popullatës në shtete të ndryshme nga varfëria dhe korrupsioni i grupave qeveritare, e jo nga organizatat militnate islamike.

Sipas Anuar sl Avlaki, i cili konsiderohet si udhëheqës shpirtëror i Al Kaedës në gadishullin arab, revolucionet në Egjipt dhe Tuniszi bartin lajme të mira për lëvizjet ekstremiste islamike. Në shënimet e tij, Al Avlaki u bëri thirrje myslimanëve të cilët e flasin gjuhën angleze që të kyçen drejt lëvizjes ndërkombëtare xhihad.

“Revolucioni i përjashton barrierat e ishullit në zemrat dhe në shpirtërat e atyre që deri më tani konsideruan se tiranët nuk munden të jenë të mposhtur nga pushteti, theksoi Al Avlaki në tekstin e botuar në botimin e fundit të “Inspajr”.