Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 09:39

Uashington – Përmes një deklarate në internet grupi terrorist Al Kaida ka konfirmuar vdekjen e Osama bin Ladenit, kreut të kësaj organizate. Deklarata është publikuar në forumet e xhihadistëve.

Rrjeti terrorist i Al Kaidës ka premtuar se do të hakmerret për vrasjen e bin Ladenit si dhe do të postojë së shpejti në internet audiokasetën e bin Ladenit të inçizuar pak javë para se të vdiste.

Lajmi bëhet i ditur nga postimet e rrjetit terrorist në faqet e internetit të xhihadistëve.

Kjo ishte deklarata e parë përmes së cilës Al Kaida konfirmonte vdekjen e kreut të saj. Deklaratat e Al Kaidës janë raportuar nga grupi amerikan “SITE Intelligence”, që merret me mbikqyrjen e internetit.

Gjatë ditës ka pasur protesta kundër vrasjes së bin Ladenit në qytetet pakistaneze të Abotabadit dhe Kuetas. Një tubim i vogël u mbajt dhe në Kajro.