Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 20:05

Kiev – Shërbimi për siguri shtetërore e Ukrainës kumtoi sot se ka bërë hetim në kompaninë energjetike të drejtuar në të kaluarën nga ish-kryeministrja Julia Timoshenko dhe do të ngritë padi kundër saj.

Shërbimi në kumtesë thekson se kompania Sisteme të përbashkëta energjetike e Ukrainës bashkë me disa persona të mëparshëm të Qeverisë kanë tentuar të marrin 405 milionë dollarë nga buxheti shtetëror në mënyrë joligjore.

Timoshenko vetëm se është në gjykatë për veprën keqpërdorimi i pozitës zyrtare gjatë nënshkrimit në vitin 2009 të marrëveshjes me Rusinë për dërgesën e gazit. Ajo i hodhi poshtë të gjitha akuzat si të motivuara politikisht.