Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 14:42

Zagreb – Zyra për parandalim të korrupsionit dhe krimit të organizuar e ngriti akuzën e parë kundër ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader.

Akuza është e lidhur për rastin “Hipo banka”, ndërsa Sanader është i akuzuar se në muajin mars të vitit 1995 ka marrë rryshfet prej 3,7 milion kunave (rreth 500.000 euro), me çka është kryer padi penale për keqpërdorim të funksionit dhe kompetencave.

Sipas gazetës “Jutarnji list”, Prokuroria shtetërore në muajin mars kumtoi se mbi bazë të argumenteve të mbledhura dhe dokumenteve është sjellë urdhër për zbatim të hetimit kundër Sanaderit kundër dyshimit themelor se nga vjeshta e vitit 1994 deri më 22 mars të vitit 1995 në Zagreb dhe Austri, gjatë luftës kur Kroacia vështirë hasi banka tek të cilat në mënyrë kreditore do të mbetet borxh, si zëvendësministri i Punëve të Jashtme gjatë negociatave me përfaqësues të Hipo bankës është dakorduar që për vete pagesën e provizionit ta bëjë me para të gatshme, në vlerë prej shtatë milion shilinga austriake.

Kjo vlerë i është paguar pasi që ka qenë e lidhur marrëveshje për kredi mes kësaj banke dhe qeverisë kroate në vlerë prej 140 milionë shilingave austriake.

Sanader pasi që Austria e ekstradoi më 18 korrik, në burgun Remetinec ka dhënë deklaratë rreth rolit të tij në aferën “Hipo banka”, duke refuzuar të përgjigjet në çështjet e gjykatësit hetues.