Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 09:30

Washington – Liderët politik në të dy vendet ta shfrytëzojnë aktvendimin si mundësi që sërish të angazhohen, t’i jetësojnë përpjekjet për çështjen e emrit dhe të manifestojnë lidership,  me qëllim që të gjendet zgjidhje për problemin, që do të jetë në dobi të dy shteteve.

Këtë, sip transmeton Zëri i Amerikës, e deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner në brifingun e djeshëm të rregullt në Washington, duke u përgjigjur në pyetjen për ta komentuar aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për padinë e Maqedonisë kundër Greqisë për vendosjen e vetos për hyrje në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008.

“E pamë vendimin që solli Gjykata ndërkombëtare e drejtëisë më 5 dhjetor, për rastin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Siç bëjmë shpesh me tekstet e natyrës juridike, na u desh pak kohë për ta shqyrtuar aktvendimin. Por, esencialisht, mendoj se para së gjithash, do t’u bënim thirrje liderëve politik të të dy vendeve që ta shfrytëzojnë aktvendimin si një mundësi angazhimi, t’i jetësojnë përpjekjet rreth çështjes së emrit, dhe të manifestojnë lidership me qëllim që të gjendet zgjidhje për çështjen, që do të jetë në dobi për të dy vendet. Kuptohet, edhe më tej vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e KB-së që kryesohen nga Met Nimic”, deklaroi Toner.