Lajme Shqip Monday, 08 October 2012 19:15

Xhakartë – Një prej vullkaneve më aktive në Indonezi, Lokon u aktivizua sërish dhe filloi të hedh re prej hiri, ndërsa e gjithë kjo u shoqërua me një oshtimë të madhe, deklaroi vullkanologu indonezian Farid Bina.

Vullkani në malin Lokon, i lartë 1.580 metra, në krahinën veriore Sulavesi, dje u aktivizua për të shtatën herë që nga mesi i shtatorit dhe shkaktoi zhurmë të madhe, e cila dëgjohej në pesë kilometra largësi.

“Prodhonte zë në formë të vetëtimave. Nuk mund ta zbulojmë lartësinë e erupsionit, pasi që re të dendura e mbulonin majën e malit”, theksoi Bina dhe shtoi se shi prej balte ka rënë në rrethinë.

Autoritetet tani për tani nuk planifikojnë ta rrisin nivelin e paralajmërimit nga rreziku nga vullkani, edhe pse fshati më i afërt prej 250 banorëve është për 2,5 kilometra larg vullkanit.(LajmeShqip.com)