Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 14:00

Varshavë – Politikani polak Janush Palikot dhe disa aktivistë kanë pirë dje mahrijuanë para ndërtesës së parlamentit në Varshavë, duke e promovuar fushatën e tyre për liberalizim të ligjit për posedim dhe shfrytëzim të drogës së lehtë.

Me mbikëqyrje policore, Palikot, lider i Lëvizjes majtiste të Palikotit, ka tërhequr disa tyma xhoint së bashku me disa njerëz të tjerë.

Një pjesë e të pranishmëve thanë se dëshirojnë dekriminalizim të posedimit dhe pirjes së marihuanës.