Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 14:23

Londër – Dy persona humbën jetën, ndërsa 49 kanë marrë lëndime më të lehta dhe më të rënda në aksidentin rrugor që ndodhi në rrugën kryesore e cila i lidhë rajonet Esekes dhe Kambrixhsajar në Angli.

Sipa kumtesës të autoriteteve shëndetësore, gjashtë nga të lënduarit  gjenden në gjendje kritike. Të lënduarit dërgohen në spitalet në Kembrixh, ndërsa ato me lëndime më të rënda në spitalet në Londrën Veriore.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, por policia tani për tani nuk jep detaje rreth asaj se si erdhi deri te përplasja e autobusit dhe kamionit, as nuk dihet se kush është fajtor për këtë incident.

Policia trafikore kumtoi se autostrada është e mbyllur në dy drejtimet, në pjesën që çon drejt Saseks dhe atij drejt Kambrixhsajar, prandaj i gjithë trafiku rrugor nga Londra drejt Anglisë lindore realizohet me vështirësi të madhe.