Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 12:44

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë u plagosën si rrjedhojë e një aksidenti hekurudhor, të ndodhur pranë qytetit gjerman të Ofenbahut, mëngjesin e së premtes.

Treni, i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Hanau, kishte në bordin e tij 35 udhëtarë në momentin e aksidentit.

Incidenti ndodhi për shkak të prezencës në shina të një ekskavatori të përdorur nga punonjësit e mirëmbajtjes së hekurudhës.

Makanisti i trenit dhe dy punonjësit mbetën të vrarë në vend, ndërsa sipas mediave gjermane, shtatë pasagjerë janë shoqëruar në një spital në gjendje të rëndë.

Nuk është ende e qartë se cili është përgjegjës për aksidentin e ndodhur me rreth 100 kilometra në orë shpejtësi. Punonjësit e mirëmbajtjes duhet të kishin përfunduar punën e tyre gjatë natës, por në çdo rast prezenca e tyre në shina duhet të ishte raportuar.