Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 18:31

Moskë – Dyzet e katër njerëz e humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit “Jak 42” në afërsi të Jarosllavit, në verilindje të Moskës.

Midis të vdekurve ka shtetas të huaj.

Aeroplani është humbur në lartësi dhe është rrëzuar pas fluturimit nga aeroporti në Jarosllav, në lumin Volga.

Sipas të dhënave të fundit në aeroplan kishte 37 njerëz dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Një anëtar i ekuipazhit e mbijetoi rënien e fluturakes.

Me aeroplanin kanë udhëtuar edhe lojtarët e klubit “Lokomotiv” nga Jarosllavi. Trajneri i klubit është kanadezi Brad Makriemen, ndërsa disa lojtarë janë të huaj.