Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 02:31

Tetovë – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi mbrëmë pas një takimi me ambasadorin amerikan Pol Volers, se incidentet e fundit janë spontante dhe se nuk qëndron prapa tyre asnjë forcë politike. 

“Informacionet e BDI-së janë se këto incidente janë spontante dhe se pas tyre nuk qëndron asnjë forcë politike. Ne nuk punojmë në bazë të teorive të konspiracionit. I bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në vend që të kontribojnë në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike sepse nga to varet e ardhmja e vendit tona”, theksoi Ahmeti. 

Ai shtoi se policia dhe gjyqësia definitivisht duhet të kryejnë punën e tyre, që qytetarët të ndjehen të sigurtë. “Njëkohësisht edhe mediat duhet të kryejnë punën e tyre dhe të mos i terrorizojnë njerëzit, dhe të banalizojmë situatën. Mediat duhet ta thonë të vërtetën”, theksoi kryetari i BDI-së. 

Ai bëri thirrje për qetësimin e situatës, duke kërkuar nga prindërit, shkollat dhe forcat politike që të kontribojnë për qetësimin e tensioneve. “Akuzat se shqiptarët po i bëjnë këto incidente për të poentuar politikisht janë absolutisht të pasakta, për shka se pozicionet politike nuk arrihet në ate mënyrë”, nënvizoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 

Sipas tij, me ambasadorin amerikan Volers kanë ndarë shqetësimin për incidentet që kanë ndodhur ditëve të fundit. (INA)