Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 14:15

Sarajevë  – Agjentë të Byrosë federale hetimore  amerikane arritën në Sarajevë dhe në bashkëpunim me agjencitë  në rajon,  do të fillojnë me hetimin për sulmin terrorist ndaj ndërtesës të Ambasadës amerikane në Sarajevë, publikoi  “Dnevni avaz”.

Agjentët e FBI-së të cilët kanë arritur dje,  do të duhet të zbatojnë  edhe hetim për dëmet ndaj objektit të përfaqësisë diplomatike.

Terroristi Mevlid Jashareviq pjesëtar i lëvizjes radikale vehabiste i cili pas sulmit  të së premtes ishte lënduar, dje u mor në pyetje. Avokati i Jasharveiq  konfirmon se  klientit të tij i  nevojitet ndihmë psikiatrike, dhe se ai nuk është vetëdijshëm për veprimet e tij.

Dy personave të tjerë janë privuar nga liria të cilët kanë pasur lidhje me të, dhe në  paraburgim është edhe gruaja e tij.

Gazeta përmend se  lideri joformal i komunitetit  i cili jeton në Gornja Maoçra është distancuar nga veprimet e Jashareviqit.

Akademik Muhamed Filipoviq  në deklaratën për  “Dnevni avaz” thotë  se rasti me Jashareviq  duhet të hetohet nga  fillimi,  gjegjësisht  nga ardhja  e  muxhahedinëve në BeH, sepse ky është “çelësi i të gjitha punëve”.