Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 16:30

Ankara – Agjencitë turistike greke muajve të fundit kanë kontaktuar intensivisht me turoperatorët turk, duke ofruar paketa speciale për turistë nga Turqia me çmime të ulëta për 50 deri 70 përqind, publikoi gazeta turke “Radikal”.

Si rezultat i ofertave të këtilla, me më shumë agjenci turistike nga Turqia klientëve të tyre u ofrojnë pushim në Greqi, kryesisht në ishujt grekë.

Gazeta thekson se si dëshmi për interesin e rritur të grekëve për turistë nga Turqia është edhe fakti që në Panairin e përfunduar para pak kohe për turizëm në Stamboll, u vërejt prania e theksuar e turopeatorëve dhe hotelierëve grekë.

Mes ofertave të agjencive greke janë edhe ato për fundjavë me dy fjetje në hotel me katër yje për 99 euro ose pushim njëjavor në hotel me pesë yje për 300 dhe 400 euro.