Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 12:04

Romë- Agjencia ndërkombëtare për rejting “Fiç” mbrëmë e uli rejtingun kreditor të tetë bankave të mesme dhe të mëdha italiane, pasi që sipas ekspertëve të tyre “Italia me siguri është veç më në recesion”.

Në kumtesën e “Fiç”-it  përmenden Banka popollare di Millano, Banka popollare del’Emilija-Romanja, Banka popollare di Sondrio, Kredito Emiliano, Kredito Valentineze, Veneto Banka, Banka popollare di Viçenca dhe Banka popollare del’Etruriae del Lacio.

Në të gjitha këto instituciine financiare agjencia e rejtingut u dha atyre një parashikim negativ.

Tetë bankat po përpiqen t’i zvoglojnë shpenzimet e tyre, por siç duket nuk janë në gjendje që t’i përmbushin këto detyra deri në fund, thuhet në kumtesën.

Kreditë e obligacioneve nëntëvjeçare të Italisë gjatë tregtimit të djeshëm të letrave nga vlera për 10 milioardë euro u rritën në rekord 7,814 për qind përkundër 4,628 për qind gjatë emisionit paraprak. Investitorët kanë frikë se Italia nuk do të ballafaqohet me problemet ekonomike dhe do të duhet të kërkojë ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.