Lajme Shqip Wednesday, 02 May 2012 18:18

Afganistan -Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “koha e luftës” po përfundon dhe se disfata e al-Kaidës tash “është afër”. Në fjalimin e tij televiziv në kohën më të shikuar në Shtetet e Bashkuara, ai foli nga baza ajrore Bagram në Afganistan, ku mbrëmë vonë zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar.

 “Amerikanët e mi të nderuar, ne kemi udhëtuar për më tepër se një dekadë nën mjegullën e zezë të luftës. Tash këtu, para agimit në Afganistan, mund të shohim dritën e një dite të re në horizont”.

Në kryeqytetin Kabul ai u takua me presidentin afgan, Hamid Karzai, pas nënshkrimit të marrëveshjes, me të cilën më gjërësisht rregullohen raportet ndërmjet dy vendeve, pas tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, e paraparë për fundin e vitit 2014.

Sipas marrëveshjes, Uashingtoni nuk përkushtohet për ndonjë prani specifike të ushtarëve, por lejon që Shtetet e Bashkuara potencialisht t’i mbajnë trupat në Afganistan për arsye që siç tha presidenti Obama të punohet  me afganët për të përcaktuar se çfarë mbështetjeje atyre u duhet për të arritur dy misione të sigurisë pas 2014: kundër-terrorizmin dhe stërvitjen e vazhdueshme”. (LajmeShqip.com)