Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:40

Kabul – NATO sot kumtoi se është mbrojtur nga sulmi i kryengritësve në njërën nga bazat e tij në qytetin Xhalalabad, në pjesën lindore të Afganistanit, në të cilin humbën jetën të paktën shtatë persona.

Kryengritësit mbrëmë e sulmuan bazën me armë zjarri dhe granata, ndërsa NATO-ja iu kundërpërgjigj zjarrit dhe thirri në ndihmë helikiopter për sulme. Asnjë ushtar i forcave të Aleancës nuk është plagosur.

Në disa javët e kaluara janë intensifikuar përleshjet mes forcave të koalicionit dhe kryengritësve