Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 20:30

Katër fëmijë dhe një ushtar britanik e humbën jetën në dy shpërthime në Afganistan

Kabul – Katër fëmijë janë vrarë, ndërsa edhe gjashtë janë plagosur sot në një shpërthim në pjesën lindore të Afganistanit, ndërkohë që në anën tjetër të vendit humbi jetën një ushtar britanik.

Fatkeqësia e parë ka ndodhur në distriktin Behsud në krahinën Nangathar, ku bomba ka shpërthyer në afërsi të fushës së lojës për fëmijë, kumtuan autoritetet lokale. Të vdekurit dhe fëmijët e plagosur janë në moshë midis katër dhe 11 vjet.

Gjatë shpërthimit të bombës së vendosur në rrugë në krahinën Helmand humbi jetën një ushtar britanik, i cili kishte kaluar me automjetin e tij. Sipas të dhënave zyrtare, në Afganistan deri tani kanë humbur jetën 388 ushtarë britanikë.