Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 12:05

Kabul – Të paktën 19 persona janë vrarë dhe rreth 40 janë plagosur në një sulm të kryengritësve ndaj zyrës së guvernatorit të provincës afgane Parvan, 50 kilometra në veri të Kabulit, kumtuan mediat franceze, duke iu referuar zëdhënësit të MPB-së afgane.

 

Shumica e viktimave janë nëpunës shtetërorë dhe qytetarë të rëndomtë.

 

Atentatori vetëvrasës, aktivizoi auto-bombën para hyrjes së ndërtesës, pas çka brenda kanë hyrë disa kryengritës të armatosur, të cilët hapën zjarr nga armët automatike.

 

Sulmi është kryer në momentin kur ndërtesa ka pasur seancë në të cilën kanë marrë pjesë guvernatori, zëvendësguvernatori, përfaqësuesi lokal i shërbimit afgan për hulumtim, si dhe këshilltarë të NATO-s.