Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 11:04

Kabul – Të paktën nëntë persona e humbën jetën sot kur një vetëvrasës me bombë u ngrit në erë gjatë tubimit të kryetarëve të fiseve në provincën lindore afgane Kunar, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Cak i vetëvrasësit me bombë ishte tubimi i kryetarëve të fiseve në qarkun e Asamadit, në Kunar”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë afgane Zemar Bashari.

“Nëntë persona e humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur”, theksoi Bashari.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë midis të vrarëve është edhe një prej kryetarëve kryesor pro-qeveritar në këtë zonë.