Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 09:13

Athinë – Taksistët, të cilët që nga dita e hënë i bllokuan rrugët dhe aeroportet, dje vendosën që të protestojnë që më të mos kenë afate dhe të forcohen, sepse negociatat e tyre te ministri i Transportit, kanë rënë në qorrsokak.

Ata protestojnë kundër vendimit qeveritar për liberalizim të plotë të sektorit.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkojnë nga Greqia të liberalizojë 175 të ashtuquajturat profesione të mbyllura, për ta rritur konkurrencën dhe zhvillimin e ekonomisë në kuadër të programit për reforma, i cili ka për qëllim ta shpëtojë Greqinë nga falimentimi, përmes kredisë shpëtuese nga 110 miliardë euro.

Sindikatat e taksistëve janë kundër planeve për vendosjen e taksës së vogël për dhënien e licencës për këtë veprim, që do të vendos fund të praktikës së shitjes së lejeve për dhjetëra mijëra euro.