Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 16:55

Londër – Aeroplanë të flotës ajrore ushtarake britanike bombarduan një bunker të madh në qytetin libian Sirt, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Londër.

Në kumtesë thuhet se bëhet fjalë për bunker të kolonelit Moamer Gadafi, si dhe se ai ishte tërësisht i shkatërruar gjatë sulmit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Sirt ështlë vendlindja e Gadafit, ku gjoja ai po fshihet dhe ku ka akoma numër të madh të ithtarëve.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Foks sot deklaroi se NATO-ja, e në ato korniza edhe armata britanike, vazhdojnë me misionine  vet në Libi, duke sqaruar se ajo është pjesë e mandatit të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e civilëve libianë. Foks i demantoi pohomet se bormbardimi i buinkerit në Sirt është pjesë e operacionit për zbulimin e lokacionit ku po fshihet Gadafi. Aeroplanë të llojit “Tornado” mbrëmë fluturuan nga baza e tyre në Norfolk, Angli, dhe bombarduan caqe në territorin libian.