Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 12:30

Beteja ndërmjet Adobe, prodhuesit të software-ëve popullor video-grafik Flash që përdoret në më shumë se 50% të site-ve të sotme web, dhe Apple-it, i cili e refuzon këtë software që të funksionojë në pajisjet e prodhuara prej tij, është kthyer në një nga historitë më të hidhura të koorporatave.

Por Adobe tashmë ka krijuar një hile që e lejon Flash-in të ekzekutohet në mënyrë të lirë edhe në pajisjet e Apple-it, pa qënë nevoja që Apple ta aprovoj ose jo një gjë të tillë. Megjithatë nuk pritet që Flashi të jetë funksional menjëherë sa të vizitohet një website.

Kjo zgjidhje e re do të aplikohet nga publikuesit të cilët dëshirojnë që videot e tyre të ruajtura në Flash të jenë të arritshme edhe nga përdoruesit e produkteve Apple, siç janë iPhone, iPod dhe iPad.

Për momentin Apple i limiton  browser-at në pajisjet e lartpërmendura që të arrijnë për shembull të shohin videot nga Youtube.  Përdoruesëve do t’u duhet të presin deri sa website-t e tyre të pelqyera të blejnë software-in e ri nga Adobe, i cili do të lejojë flash-in të ekzekutohet. Deri atëherë do t’u duhet të rishohin hapsirat e bardha me të cilat janë mësuar që nga dalja në treg e iPhone.

Për një pagese prej 4,500 dollarësh software-i i kompanisë Flash Media Server do të mund të konvertojë videot e ruajtura në Flash në një format të pranueshëm nga Apple të quajtur:  HTTP Live Streaming. (LajmeShqip.com)