Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 14:07

Abixhan – Në qendër të Abixhanit udhëhiqen luftime të ashpra rreth pallatit presidencial të Loran Gbagbos, i cili refuzon ta braktisë funksionin e persidentit.

Burime ushtarake të afërta me Gbagbon deklaruan se forcat e fituesit në zgjedhjet presidenciale në Bregun e Fildishtë, Alasan Uatara e sulmojnë pallatin, ndërsa garda elite presidenciale i përgjigjet sulmit.

Mediat njoftojnë se dëgjohet këmbim intensiv i zjarrit artilerik. Diçka më herët, forcat lojale të Uataras e kanë ndërmarrë selinë e televizionit shtetëror në qytetin më të madh Abixhan dhe ka pasur ndërprerje të transmetimit të programit.

Të shtëna dëgjohen edhe në paralagjen e Abixhanit, Trejçuil, ku gjendet baza e gardës republikane, e cila shfrytëzohet për mbrojtje të urave, të cilat çojnë në pjesën qendrore të Abixhanit.