Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 17:18

Paris – Rreth 793 milionë njerëz të rritur në botë nuk dinë as të lexojnë as të shkruajnë, numri më i madh prej tyre janë vajza të reja dhe gra, kumtoi UNESCO në parambrëmjen së Ditës ndërkombëtare të alfabetizmit.

50 për qind nga analfabetët e rritur jetojnë në njëmbëdhjetë vende: Benin, Burkina Faso, Etiopi, Gambi, Guineja, Haiti, Mali, Niger, Senegal, Siera Leone dhe Çad.

Në kumtesën e UNESCO-s theksohet se 76 milionë fëmijë të moshës shkollore nuk shkojnë në shkollë dhe edhe 72 milionë të rinj të cilët duhet të regjistrohen në shkollë të mesme nuk mund ta plotësojnë të drejtën e tyre të arsimit.

“Bota ka nevojë për angazhim të madh politik në interes të alfabetizmit. Ata duhet të jenë të shoqëruar me mobilizim të mjeteve të mjaftueshme, me qëllim që të zhvillohen programet të cilat janë treguar si efikase”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova.

Ajo kërkoi nga qeveritë, që organizatat ndërkombëtare, shoqëria e qytetarëve dhe sektori privat që alfabetizmi të bëhet prioritet politik, që çdo individ të mund ta zhvillojë potencialin e vet dhe në mënyrë aktive të marrë pjesë në krijimin e shoqërive më të drejta dhe më të qeta.