Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 12:16

Berlin – Gjermania sot shënon 50-vjetorin nga fillimi i ndërtimit të Murit të Berlinit.

Në mëngjesin e 13 gushtit të vitit 1961 qytetarët në lindje të Berlinit janë penguar për të hyrë në pjesën perëndimore të qytetit për shkak të ndërtimit të murit.

Muri i Berlinit është ndërtuar në vitin 1961 nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore për t’u ndarë Berlini Perëndimor, i cili ishte nën kontroll të aleatëve perëndimor, nga pjesa lindore të qytetit dhe nga të mbeturat e Gjermanisë Lindore, e cila ishte nën ndikim të fuqishëm të Bashkimit Sovjetik. Muri u bë një simbol me përshtypje më të madhe nga Lufta e ftohtë dhe te Perdja e hekurt.

Muri i ndante Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore saktë 28 vjet e 1 ditë. Ndërtimi i papritur i murit shkaktoi që shumë familje të mbeten të ndara.

Kur më 9 nëntor të viti 1989, pas disa trazirave javore qytetare, pushteti në Gjermaninë Lindore shpalli se të gjithë qytetarët mund ta vizitojnë Gjermaninë Perëndimore dhe Berlinin Perëndimor, gjermanët lindorë hipnin dhe e kalonin murin duke e festuar lirinë në anën tjetër.

Gjatë disa javëve në vijim, pjesë nga muri janë çrrënjosur nga populli entuziast dhe nga gjahtarë të suvenirëve, ndërsa pas disa javësh muri pothuajse tërësisht u largua me mekanizëm ndërtimor.