Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 20:20

Tokio- Të paktën 51 persona e humbën jetën në incidentet e lidhura me borën e lartë në Japoni, kryesisht gjatë pastrimit të mbetjeve të borës.

Shërbimi japonez për situata të jashtëzakonshme përfundoi se 35 prej të vdekurve kanë qenë më të vjetër se 65 vjeçarë, duke përfshirë edhe ata të cilët kanë rënë nga kulme.

Rastet fatale janë pasojë e borës së rrëmbyeshme në nëntë prefektura, e cila ka rënë prej 1 nëntorit e deri dje.

Në qytetin Sukaja në prefekturat Aomori mbulesa e dëborës është katër metra. Shërbimi meteorologjik japonez paralajmëroi se këtë javë priten rreshje të reja të borës përgjatë bregut të Detit Japonez.

Shërbimi për situata të jashtëzakonshme rekomandoi që personat të mbajnë helmeta përderisa e pastrojnë borën dhe të punojnë në grupe të përbërë prej së paku dy personave.