Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 17:41

Moroni – Së paku 50 persona, e në mesin e tyre edhe fëmijë, humbën jetën sot gjatë mbytjes së një anije pasagjerësh pranë ishujve Komore, transmetuan agjencitë.

Anija ka transportuar mbi 100 persona nga kryeqyteti Moroni deri në ishullin Anzhuan.

Tre kilometra nga ishulli kryesor anija ka goditur një shkëmb në ujë, me ç’rast dy motorët kanë pushuar së punuari në detin e valëvitur.

“Tani për tani janë zbuluar trupat e 50 personave, por disa trupa kanë mbetur në anijen e mbytur dhe do të nxirren kur të qetësohet stuhia”, tha kryeprokurori Soilih Mahmud.