Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 19:10

Numri i amerikanëve të cilët jetojnë në varfëri është 49,1 milionë banorë ose 16 për qind e popullatës në SHBA.

Këto të dhëna janë më të larta nga zyrtarët për vitin 2010, të publikuara në shtator, sipas të cilave kjo shifër ishte 46,2 milionë amerikanë.

Rritja ka të bëjë me shpenzimet më të larta që nuk janë marrë parasysh në statistikën zyrtare, theksojnë mediat amerikane duke theksuar se këto të dhëna janë marrë pas formulës së përpunuar për vlerësim të varfërisë.

Sipas të dhënave më të reja, më shumë është rritur varfëria tek personat mbi 65 vjeçare dhe tash për tash15,9 për qind nga përfaqësuesit e këtij grupi. Për herë të parë më i madh është numri i latinoamerikanëve të varfër në SHBA (28,2  për qind) përkundër zezakëve.