Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 21:30

Paris – Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 44 njerëzve në të gjithë Evropën Lindore.

Ministria për Situata Emergjente në Ukrainë njoftoi se në katër ditët e fundit 18 njerëz kanë ndërruar jetë nga hipotermia, ndërsa rreth 500 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Që nga e premtja, së paku 10 viktima nga të ftohtët janë regjistruar edhe në Poloni, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 27 gradë Celsius.

Në Serbi, tre persona kanë vdekur, ndërsa 14 komuna kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në Bullgari dhe në Çeki është shënuar nga një viktimë. Personi që ngriu nga të ftohtët pranë qytetit Opava të Çekisë, ishte një 26 vjeçar.