Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 19:28

Tegusigalpa- Të paktën 357 persona e humbën jetën, ndërsa 45 llogariten si të zhdukur gjatë zjarrit që shpërtheu sot në burgun në qytetin Komajagua, në 75 kilometra në veri të kryeqytetit të Hondurasit, Tegusigalpa.

Autoritetet lokale kumtuan se numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të zhdukurve, për të cilët parashikohet se janë të vdekur, arrin 402, që është pothuajse gjysma e gjithsej 820 të burgosurve që e kanë mbajtur dënimin në këtë institucion.

Midis viktimave, sipas mediave lokale, është edhe shefi i brigadës kundër zjarreve në Komajagua.

Me të djegura dhe ngulfatje nga tymi në spitalin në Komajgua janë hospitalizuar 21 person.

Zjarri shpërtheu në orët e natës sipas kohës lokale, me çka parashikohet se zjarre janë paraqitur në disa vende edhe pse arsyet për këtë tani për tani nuk janë të njohura. Sipas Drejtorisë së burgut, në burg nuk ka pasur kryengritje gjatë kohës së shpërthimit të zjarrit.

Shefi i Drejtorisë kombëtare të institucioneve ndëshkuese të Hondurasit, Danillo Orelana, kumtoi se po shqyrtohen shkaqet e mundshme për shpërthimin e zjarrit, siç janë lidhja em tension të shkurtë në instalimin elektrik, por edhe zjarrëvënie me qëllim.

Ai theksoi se një pjesë e madhe e viktimave kanë vdekur nga ngulfatja. Zëdhënësi i Ministrisë së Sigurisë Publike të Hondurasit, Ektor Ivan Mehia informon se gjatë kohës së zjarrit në burg kanë ikur 400 të burgosur.

Një pjesëtar i njësisë zjarfikëse lokale deklaroi se ai dhe kolegët e tij ishin dëshmitarë të skenave të tmerrshme gjatë zjarrit, duke shikuar si si qindra të burgosur janë djegur të gjallë në qelitë e tyre. “Nuk kemi mundur t’i largojmë, pasi nuk kishim çelësa, dhe nuk mund t’i gjenim as rojet, te të cilët ishin çelësat”, tha ai. (LajmeShqip.com)