Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 09:25

Aman – Disa demonstrues dhe ithtarë të mbretit të Jordanisë mbrëmë vonë u përleshën në kryeqytetin Aman, ku ishin lënduar rreth 35 persona.

Rreth 2.000 jordanezë u përfshinë në protestë në sheshin qendror të qytetit me kërkesë për reforma qeveritare.

Ata ishin sulmuar nga rreth 3.000 ithtarë të mbretit Abdullai i Dytë, të cilët hidhnin gurë ndaj demonstruesve dhe lënduan disa prej tyre.

Grupet e majta të orientuara u bashkuan me demonstruesit, për t’i përkrahur kërkesat për largimin e kryeministrit Maruf al Bahit dhe për më shumë liri.

Shumë prej pjesëmarrësve deklaruan se organizimi i protestave filloi përmes rrjetit social Facebook para një muaji.