Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 19:31

Gjenevë – Më shumë se 335 mijë persona kanë ikur nga Libia nga fillimi i krizës më 15 mars, kryesisht në Tunizi dhe Egjipt edhe rreth 80 mijë persona janë zhvendosur, kumtoi sot në Gjenevë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të aktiviteteve humanitare (OCHA).

Zyra paralajmëron se është vërejtur nivel i lartë i pasigurisë për shkak të situatës momentale humanitare në Libi, ku në fundjavë filluan edhe sulmet ajrore të vendeve perëndimore.

“Sipas raporteve të pakonfrimuara, 80 mijë persona janë zhvendosur brenda vendit”, thuhet në kumtesë dhe paralajmërohet se luftimet në pjesën lindore të vendit do të mund të sjellin deri në zhvendosje të mijëra personave të tjerë.

“Situata në të cilën gjenden civilët në dhe rreth qyteteve Axhdabia, Misrata dhe lokacione të tjera, ku vazhdojnë përleshjet aktive edhe më tej është shumë shqetësuese”, theksohet në kumtesë.

Të paktën 45 njerëz, duke  përfshirë civilë dhe fëmijë janë vrarë dhe 189 janë plagosur gjatë përleshjeve midis forcave libiane dhe kryengritësve në vendstrehimin e kryengritësve në Misrata në pjesën perëndimore të hënën dhe të martën. Sipas kryengritësve, situata në Misrata është kritike sepse nuk ka ujë, derivate, as rrymë.

OHCA dhe agjencitë tjera humanitare të KB-së paralajmërojnë se banorët e qyteteve libiane jo vetëm që mbeten pa rezervë, sepse linjat për furnizim me ushqim janë ndërprerë, por është vërejtur rritje edhe e nevojave mjekësore në Libi për shkak të përleshjeve të shpeshta dhe keqësim të situatës.